Dhunohet deputeti serb në Mitrovicë

Dhunohet deputeti serb në Mitrovicë

28
SHPËRNDAJE

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Bojan Torbica, është rrahur brutalisht nga dy persona të maskuar, ndërsa pas trajtimit në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe me insistimin e tij, është dërguar menjëherë në Beograd.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45, afër rektoratit të Universitetit të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës.
“Dy persona me maska në kokë kanë ndaluar mbrëmë rreth orës 21:45 tek moteli ‘Beli Dvor’ në veri të Mitrovicës, automjetin e tipit Audi A6 me targa NS-274 ZZ me të cilin ishte duke udhëtuar deputeti i Serbisë Torbica. Ata me forcë e kanë nxjerr deputetin nga automjeti duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe duke i shkaktuar lëndime në kokë, derisa kanë ikur në drejtim të panjohur”, shkruan KosovaPress duke cituar burime kofidenciale.
Dyshohet se deputeti është sulmuar nga pjesëtarët e partisë SNS.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.