Deputeti grek:”Të lëshojmë avionët luftarakë mbi Himarë”

Deputeti grek:”Të lëshojmë avionët luftarakë mbi Himarë”

151
SHPËRNDAJE

Shembja e ndërtesave në Himarë nuk është thjesht një çështje ekonomike dhe lokale vetëm për banorët e atyshëm, është çështje që përfshin dy shtete, Greqinë dhe Shqipërinë.

Qëkur është urdhëruar shembja e banesave në Himarë, pala greke ka ashpërsuar tonet duke lëshuar deklarata të shpeshta lidhur me respektimin e pakicës greke nga pala shqiptare.

Ministri i Jashtëm grek ka paralajmëruar Ramën që të ketë kujdes me respektimin e minoritetit grek në territorin shqiptar ose në të kundërt do merrnin masa.

Ndonëse nuk është bërë e qartë nga fqinjët tanë se çfarë masash do të merrnin, përveç kërcënimit për statusin kandidat në BE, deputeti i Agimit të Artë ka qenë i prerë në fjalimin e tij.

Është korrespondenti i “Ora News” në Athinë, i cili në emisionin “Arena” është shprehur:

Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F-16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare. Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve.”

Mund të përshkruhet si një “luftë e ftohtë” marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë megjithëse nuk duhet harruar ngjyrimi partiak që i jepet, pasi në nivel kombëtar është ende e dobët si “betejë”.

Por, duhet përmendur që banorët e prekur nga shembja e objekteve në Himarë protestuan me flamurin grek dhe amerikan në duar me thirrjet “Poshtë qeveria shqiptare.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.