Deklarata e 2 Korrikut i parapriu procesit të çlirimit të Kosovës

Deklarata e 2 Korrikut i parapriu procesit të çlirimit të Kosovës

69
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar 2 Korrikun e vitit 1990, duke thënë se deklarata e Kushtetuese i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës.

Në rrjetin social Facebook Mustafa shkruan se mbi njëçerekshekulli më parë, më 2 korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, të njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

“Është ky një akt me vlera të veçanta historike, i shpallur në rrethana dhe kohë tepër të vështira, nga njerëz të vendosur dhe të përkushtuar për vendin e tyre. Deklarata e 2 Korrikut i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në facebook.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.