Bota solidarizohet me Turqinë

Bota solidarizohet me Turqinë

30
SHPËRNDAJE

Sulmi terrorist i trefishtë në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit ka ngjallur reagime të fuqishme në të katër anët e botës, jo vetëm në radhët e politikanëve e biznesmenëve, por edhe tek artistët.

Mesazhet e solidarizimit me shtetin dhe popullin turk kanë qenë të njëpasnjëshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dënoi me vendosmëri sulmin terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

“Dua t’i përcjell të gjithë popullit turk se në luftën kundër terrorizmi jemi të bashkuar, të solidarizuar dhe mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Në një konferencë për mediat pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, Presidenti i Francës, François Hollande, dënoi fuqishëm këtë sulm makabër në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll duke shprehur keqardhje për sulmet e njëpasnjëshme në Turqi.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, përcjell përmes llogarisë së tij në “Twitter” këto fjalë: “Jam i tmerruar nga sulmi terrorist barbar në Aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit. Franca është pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.”

Ndërkaq, edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, është prononcuar rreth sulmit në aeroportin kryesor të Stambollin gjatë një konference për mediat pas takimit së liderëve të BE-së.

“Dërgoj ngushëllimet e mija për familjarët, të afërmit e viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurme në Aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit. Në kohë të tilla duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë ai.

Një mesazh në “Twitter” për sulmin e trefishtë në Stamboll ka postuar edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt.

“Ndihem i tmerruar përballë një tjetër sulmi në Stamboll. E dënoj ashpër këtë sulm. Dua të theksoj se jam me Turqinë dhe popullin turk.”

Kryeministri italian, Matteo Renzi, dënoi gjithashtu sulmin terrorist në Stamboll.

Në një deklaratë nga Brukseli, ku qëndroi për samitin e liderëve të BE-së, Renzi u ndal mbi sulmin në Aeroportin “Ataturk” dhe tha: “Dëshiroj të shpreh afërsinë time të përzemërt me qeverinë dhe popullin turk për shkak të kësaj ngjarjeje të hidhur.”

Mes të tjerash, kryeministri italian theksi se këtyre kërcënimeve terroriste duhet t’u jepet së bashku një përgjigje shumë e fortë.

Kurse në llogarinë personale në “Twiter”, Matteo Renzi ka publikuar mesazhin: “Zemrat tona solidarizohen me dhimbjen e popullit turk përballë këtyre lajmeve tragjike nga Stambolli. Ne jemi kundër terrorit në çdo vend.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.