Bosnjë – Vuçiç: Të gjithë kemi përgjegjësinë për stabilitetin e Ballkanit

Bosnjë – Vuçiç: Të gjithë kemi përgjegjësinë për stabilitetin e Ballkanit

18
SHPËRNDAJE

Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia kanë detyrimin të garantojnë stabilitetin dhe sigurinë për qytetarët e tyre, deklaroi të martën Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, i cili zhvilloi një vizitë në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës.

“Sa herë që shpreh shqetësimin tim, e kam fjalën për të gjithë rajonin”, shtoi Vuçiç pas takimit me anëtarin serb të Presidencës boshnjake, Mladen Ivaniç.

Vuçiç realizoi një vizitë njëditore në Mostar për të marrë pjesë në hapjen e Forumit XIX Ekonomik.

“Marrëdhëniet serbo-boshnjake janë marrëdhënie kyçe për mbijetesën e Ballkanit Perëndimor në kuptimin e parë të fjalës. Serbët dhe boshnjakët kanë një të ardhme të përbashkët këtu ku ata kanë jetuar së bashku për shekuj”, theksoi ai, pas takimit edhe me kryetarin boshnjak të Presidencës Tripalëshe, Bakir Izetbegoviç.

“Patëm një takim të mirë, të sinqertë dhe jo të lehtë”, tha Vuçiç për bisedimet me Izetbegoviçin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.