Bosi shqiptar kishte dhe mbesen e Mogherinit ne banden e kokaines

Bosi shqiptar kishte dhe mbesen e Mogherinit ne banden e kokaines

57
SHPËRNDAJE

ITALI – Autoritetet italiane shkatërruan një ditë më parë një organizatë që merrej me trafikimin e kokainës dhe marijuanës në lokalet, klubet dhe restorantet vip të Romës. Mes 15 personave të arrestuar është edhe mbesa e Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme.

Sipas mediave italiane , organizata kriminale drejtohej nga shqiptari Rigers Durici dhe Manuel Zumpano, djali i një anëtari të organizatave mafioze në Romë, në vitet 80.
Në fakt, mbesa e zyrtares së lartë të BE-së është ndaluar, pasi dyshohet si bashkëpunëtore e të dashurit të saj Roberto Nicoletti, i cili ishte pjesë e organizatës që merrej me trafikun e kokainës në kryeqytetin italian.
Sipas përgjimeve, 26-vjeçarja Gaia Mogherini rezulton se ka marrë nga Manuel Zumpano në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lëndë narkotike të tipit kokainë, me qëllim që të siguronte tregtimin e saj”.
26-vjeçarja është vajza e vëllait më të madh nga një prind e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.
Mediat italiane shkruajnë se organizata e drejtuar nga shqiptari Durici dhe djali i mafiozit Zumpano e siguronte drogën nga Spanja dhe Shqipëria. Sipas hetimeve, dyshohet se ky grup kriminal qarkullonte drogë me vlerë 100 mijë euro gjatë një jave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.