Bie avioni ne Greqi, dy te vdekur

Bie avioni ne Greqi, dy te vdekur

44
SHPËRNDAJE

GREQI– Një avion i vogël është rrëzuar gjatë mbrëmjes në Greqi, duke shkaktuar kështu dy të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë rurale të Larisas. Mediat lokale raportojnë se nga aksidenti ajror kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në mjetin e fluturimit.


Bëhet fjalë për pronarin e avionit, një 43-vjeçar grek, i njohur si sipërmarrës në fushën e marketingut dhe të shpërndarjes së kafes si dhe një 34-vjeçar grek, pilot i Forcave Ajrore. Mediat lokale raportojnë se alarmi për zhdukjen e avionit u dha rreth orës 21:00 me orën lokal, pasi mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas "><a href="http://www.youtube.com/watch?v=g2rCC-MlfN0" target="_blank">Try watching this video on www.youtube.com</a>, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.</div></div>

Kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruan policinë pasi panë avionin që u rrëzua. Sakaq, trupat e pajetë janë dërguar në morg ku do t’i nënshtrohen ekspertizën mjekoligjore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes në fjalë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.