Beogradi humbet betejën për Brezovicën

Beogradi humbet betejën për Brezovicën

46
SHPËRNDAJE

Një kompani e Serbisë që menaxhon një pjesë të kompleksit turistik në Brezovicë, ka humbur afatin ligjor prej 30 ditësh për të kontestuar vendimin e qeverisë për dhënien me koncesion të kompleksit, një kompanie franceze.

Si pasojë, ajo e ka humbur të drejtën që të ankohet në institucionet e drejtësisë. Ankesa e parë i është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Kompania “Inex” nga Beogradi, ka humbur betejën e parë juridike me Qeverinë e Kosovës për “pronësinë” e kompleksit turistik të Brezovicës.

Kompania beogradase që menaxhon këtë kompleks turistik të Kosovës edhe pas përfundimit të luftës e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pretendon se është pronare e kompleksit për shkak të investimeve që ka kryer dekada me parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.