Bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve në Kosovë dhe Shqipëri

Bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve në Kosovë dhe Shqipëri

33
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni.

Në takim me rektorin Koni, presidenti Thaçi u shpreh se Universiteti i Tiranës ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe emancipimin e shqiptarëve.

“Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve publike në Kosovë dhe Universitetit të Tiranës në fushën e shkencës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, rektori Koni u shpreh krenar që presidenti Thaçi është edhe Dr. Honoris Cause i Universitetit të Tiranës.30.06.2016 Takim me Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni_4 (1)

“Jemi krenarë që një Dr. Honoris Cause i universitetit tonë është njëherësh President i Kosovës. Ju keni pasur një rol përcaktues në avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve”, theksoi rektori Koni.

Presidenti Thaçi, e falënderoi rektorin  Koni për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Shqipërisë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.