“Ballkanmania” në kinemanë moderne të Stambollit

“Ballkanmania” në kinemanë moderne të Stambollit

45
SHPËRNDAJE

Kinemaja moderne e Stambollit do të sjellë së bashku filmat më të rinj të kinemasë së Ballkanit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Muzeut të Arteve Bashkëkohore të Stambollit, përzgjedhja e përbërë nga filmat e rinj dhe mbarëbotërorë të kinemasë së Ballkanit, mes datave 20-30 tetor do të shfaqet për adhuruesit e kinemasë me programin “Ballkanmania”.

Në program do të shfaqen filmat të cilët janë bërë hit dhe kanë marrë çmime në vendet e tyre.

Ndër filmat e përzgjedhur, ata rumunë janë në vendin e parë.

Në kuadër të programit do të mund të shikohen filmat si “Sieranevada” nga regjisori Cristi Puiu me të cilin garon për çmimin “Palma e Artë” dhe filmi i Bogdan Mirica “Qentë” i cili në Cannes fitoi çmimin “FIPRESCI”.

Ndërsa nga Maqedonia do të merr pjesë filmi “Honey Night” i cili vitin e kaluar ishte kandidat për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.

Nga Bosnje-Hercegovina merr pjesë filmi “Vdekje në Sarajevë”.

Nga Greqia do të marrin pjesë Athina Rachel Tsangari me filmin “Kalorës” dhe Yorgos Lanthimos me filmin e tij të parë në Hollywood në gjuhën angleze “The Lobster”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.