Arsenal armesh prane shtepise se Vuçiç

Arsenal armesh prane shtepise se Vuçiç

66
SHPËRNDAJE

Pranë shtëpisë së kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, është kapur një sasi e armeve në një veturë të blinduar.
Siç lajmëron gazeta “Blic” e Beogradit, në makinë janë gjetur granata, mitraloza dhe municione.
Vetura ishte parkuar në pyll në Jajincë, 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së kryeministrit, i cili qëndron shumë herë në atë shtëpi, shkruan kp.
Prokuroria ka urdhëruar hetim të hollësishëm për të analizuar ADN-në e kampionëve të marrë nga provat e gjetura në veturë dhe në armë.
Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për motivin e vendosjes së armëve në atë vend, ndërsa është urdhëruar për rritje të sigurisë në një pikë të lartë.
Vetë kryeministri Vuçiq ka thënë se nuk mund të jap asnjë deklaratë derisa nuk merr informata nga inteligjenca dhe policia.
Disa vite më parë në Serbi është vrarë kryeministri i këtij vendi Zoran Gjingjiç dhe përgjegjës për vrasjen e tij konsiderohen njësia “Beretat e kuqe”, njësit që është përgjegjës për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë dhe Bosnje.  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.