Arrestohet zedhenesi i VV dhe 5 aktiviste per sulmin ne Kuvend

Arrestohet zedhenesi i VV dhe 5 aktiviste per sulmin ne Kuvend

48
SHPËRNDAJE

PRISHTINE–Gjashtë aktivistë të Vetëvendosje-s janë arrestuar sot në Kosovë, pasi dyshohen si autorë të sulmit në Kuvendin e Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosje-s.
Mësohet se prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.
Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.
Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.