Ambasada amerikane dënon sulmin me minahedhës drejt hapësirave të RTK-së

Ambasada amerikane dënon sulmin me minahedhës drejt hapësirave të RTK-së

62
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Prishtinë dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio Televizionit të Kosovës, duke e parë ate si një sulm shtesë kundër demokracisë kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

“Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmenve kundër parimeve demokratike dhe vlerave euro-atlantike. Kosova është më e mirë se kaq”,  thekson komunikata e dërgur nga ambasada e SHBA në Kosovë.

Ambasada amerikane fuqimisht përkrah përpjekjet e institucioneve kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.

“Qëndrojmë prane qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratikë”, thekson ambasada e SHBA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.