17- vjet me vone

17- vjet me vone

26
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu priti të premten Presidentin e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Wolfgang Grossruck (Zv/President i Asamblesë Parlamentare të OSCE në periudhën e eksodit 1999). Vizita e Grossruck në Kukës, bëhet në kuadër të aktivitetit që Bashkia Kukës planifikon për 17 vjetorin e “Eksod ’99”.

Z. Grossruck do të jetë pjesë e manifestimeve që do të zhvillohen në qytetin e Kukësit në përkujtim të eksodit të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1999. Pas 17 vitesh përsëri sëbashku në Kukës.

Bashkia Kukës për dy ditë me radhë do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në përkujtim të eksodit të qytetarëve kosovar drejt këtij qyteti në vitin 1999. Sipas burimeve nga kjo Bashki kontributi dhe mikpritja e madhe e Kukësit shpërblehet me dekoraten e lartë ” Nderi i Kombit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.