Itali:Prangoset shqiptari me 1kg kokaine

Itali:Prangoset shqiptari me 1kg kokaine

76
SHPËRNDAJE

Ndonëse policia italiane e kishte vënë prej disa kohësh nën përgjim të riun shqiptar, nuk mendonte kurrsesi se do ta kapnin atë me një sasi aq të madhe drogë. Sipas mediave italiane, në Avellino u prangos një 27-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk dihet ende, ndërsa atij iu gjetën në banesë 1 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë.

Të njëjtat burime theksojnë se shqiptari nuk ishte emër I panjohur për policinë e kësaj zone. Mësohet se i riu e kishte fshehur sasinë e kokainës në qese me vakum si dhe 11 kg marijuanë në një valixhe poshtë krevatit. Mediat shtojnë më tej se vlera e drogës së sekuestruar ishte nga 700-900 mijë euro.
Nderkohe, sot u shkatërrua nje tjeter organize drogës në Itali, ndërsa në pranga përfunduan dy të rinj shqiptarë. Ansa bënë me dije se shqiptarët të moshave 19 dhe 26 vjeç, të dy me inicialet G.A ushtronin veprimtarinë e paligjshme në zonën e Askolit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.