Erdogan largon nga puna ne 72 ore, 50 mije punonjes

Erdogan largon nga puna ne 72 ore, 50 mije punonjes

49
SHPËRNDAJE

ipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare.Regjimi i Rexhep Tajip Erdoganit brenda 72 orëve i ka larguar nga puna 49.321 persona pas puçit të dështuar ushtarak.
Sipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare
Kabineti i kryeministrit përnjëherë i ka larguar 257 njerëz, nga ta 230 personel burokrat, 19 ekspertë, gjashtë këshilltar dhe dy zyrtarë ligjorë
Ministria e Punëve të Brendshme nga detyra i ka larguar 8777 njerëz, në mesin e tyre janë edhe 7614 policë, 899 xhandar dhe 77 kolonelë
Ministria e Arsimit i ka larguar 15.200 persona, si dhe është kërkuar largimi edhe i 1577 dekanëve nga të gjitha universitet në vend – 1176 në universitetet publike dhe 401 nga ato private. Përveç kësaj, licenca u është suspenduar rreth 21 mijë mësimdhënësve që punojnë në shkolla private
Ministria e Financave ka suspenduar 393 të punësuar
Drejtoria për çështje fetare ka shkarkuar 492 të punësuar, në mesin e tyre edhe tre myfti
Shërbimi Informativ MIT ka larguar 100 agjentë
Rregullatori për tregti me energji ka larguar 25 njerëz. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.