15 te vdekur nga permbytjet ne Maqedoni

15 te vdekur nga permbytjet ne Maqedoni

429
SHPËRNDAJE

Maqedonia ka kaluar një ditë dhe natë tmerri për shkak të motit të keq. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 15 persona.
Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i keq, që ka mbretëruar mbrëmë.

Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra.

Ndërkaq një banor i Hasanbegut për portalin TetovaSot thotë se viktima mund të jenë më shumë pasi ka edne dhjetëra persona të zhdukur.

“Unë jam i Hasanbegit. Deri tasni zyrtarisht janë 30 persona të vdekur. Ka edhe familje komplet që janë mbytur. Ka edhe shumë të zhdukur. Për dëme materiale as që bëhet fjal me fol”, ka thënë ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.