Ra nga dritarja e spitalit, humb jetën “bosi” i naftës ruse, kundërshtoi...

Ra nga dritarja e spitalit, humb jetën “bosi” i naftës ruse, kundërshtoi luftën në Ukrainë

96
SHPËRNDAJE

Kryetari i kompanisë gjigante ruse të naftës “Lukoil”, Ravil Maganov, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë.

67 vjeçari Maganov , po trajtohej në Spitalin Klinik Qendror të qytetit dhe vdiq pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ai është i fundit nga një sërë drejtuesish biznesi të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze. Ravil Maganov ka bërë thirrje që t’i jepej fund luftës në Ukrainë.

Në fillim të marsit, bordi i Lukoil bëri thirrje që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur ngushëllimet për viktimat e “kësaj tragjedie”.

Maganov mori detyrën si kryetar i bordit të Lukoil dy vite më parë. Ai filloi të punojë në kompaninë private të naftës në vitin 1993.

Në maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, thuhet se vdiq gjithashtu në rrethana të pazakonta.

S'KA KOMENTE