Ra në kontakt me rrymën elektrike në një lokal, humb jetën 27-vjeçari

Ra në kontakt me rrymën elektrike në një lokal, humb jetën 27-vjeçari

467
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka rënë në konakt me energjinë elektrike në një lokal pranë Rrugës së Elbasanit, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Mësohet se i riu ka qenë duke punuar në ambientet e lokalit dhe në rrethana të paqarta ka rënë në kontakt me energjinë, gjë e cila i shkaktoi dhe humbjen e jetës.

Policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që po merren në pyetje edhe dëshmitarë të rastit që kanë parë skenën.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE