Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për të replikuar me një qytetar i cili i kërkon “llogari” për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera në përgjithësi.
Rama u justifikua me idenë se çmimet nuk i vendos qeveria por është ekonomia e tregut të lirë.
Komentuesi: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta. Nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët… kemi fatura qe i pagojme me rroge
Përgjigjet Edi Rama: “I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga termeti”
