Qytetarët protestë kundër rritjes së çmimeve, mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët protestë kundër rritjes së çmimeve, mblidhen para Kryeministrisë

207
SHPËRNDAJE

Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur në sheshin “Skënderbej” e nga aty, qytetarë kanë marshuar për te Kryeministria.

Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.

Gazetari Osman Stafa raportoi se shumica e protestuesve janë të rinj, nxënës dhe studentë. 

“Rënie dramatike në kursim dhe konsum. Një popull që nuk mund të kursejë as konsumojë është një popull që jo vetëm i është vënë në dyshim e ardhmja, por edhe ekzistenca”, tha një nga folësit. 

“Ju jeni milionera me vila dhe makina, s’paguaj më për ju as unë dhe as familja”, kanë thirrur njëzëri protestuesit.

Qytetaret “Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.

“Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundem të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.

Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.

S'KA KOMENTE