Qytetarët i kërkojnë “llogari”Rames:“Kontrollo rritjen e çmimit të naftës dhe miellit”

Qytetarët i kërkojnë “llogari”Rames:“Kontrollo rritjen e çmimit të naftës dhe miellit”

812
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit në rrjetë sociale pasi këta të fundit i janë drejtuar lidhur me rritjen e çmimeve në vend, konkretisht për naftën.

Kryeministri është pyetur se si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet, nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk po merr masa të nevojshme. Rama në përgjigjen e tij i thotë qytetarit se rritja e çmimeve është normale pasi po jetojmë në një kohë lufte.

Komentuesi: Cfare po ndodh me cmimin e naftes dhe miellit si eshte e mundur qe nuk ka nje kontroll per keto gjera seshte e drejte te rriten cmimet ne cdo sekond duhet te keni nje zgjidhje per kete

Përgjigjet Edi Rama: Po behet lufte, lufte prej verteti, lufte me bomba e me viktima e me plage te jashtezakonshme, kjo po ndodh dhe po te ishte i mundur kontrolli i cmimeve nga qeveria, do e kishte ndonje qeveri ne Europe ku cmimet po rriten edhe me frikshem se ketu, nderkohe qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikerisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjine, ndryshe nga nafta e mielli e tere te tjerat qe shiten e blihen nga privatet, po e mban me dhembe kur i thone llafit pikerisht qe te lehtesoje sadopak familjaret! Qe s’eshte e drejte kjo nuk diskutohet, po s’ka si te mos ndodhe ne keto kushte alarmi ne te gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusise qe eshte eksportuesi me i madh ne Europe i gazit, naftes dhe grurit, por ama nga ana tjeter s’ka se si te mos e marrim edhe ne bashke me tere te tjeret, nje pjese te barres se luftes se ukrainasve kunder nje agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mesuar me shume se nje here qe kush mbyll syte kur i vjen tjetrit lufta ne shtepine e vet, shume shpejt e ka luften ne shtepine e tij!

S'KA KOMENTE