Qeveria thirrje qytetarëve nga situata e rënduar nga reshjet

Qeveria thirrje qytetarëve nga situata e rënduar nga reshjet

244
SHPËRNDAJE

Zëvendëskyreministri Arben Ahmetaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pas situatës me reshjet e dendura në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë.

Ai shkruan se institucionet qendrore dhe ato lokale janë vënë në lëvizje dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan zv.kryeministri në rrjetet sociale.

Reshjet e dendura kanë bërë që të rriten prurjet në lumin Vjosa duke bërë që në disa pika të saj, lumi të dalë nga shtrati. 

S'KA KOMENTE