Qeveria ben gati PPP e rradhes: Porti i Vlores do jepet me...

Qeveria ben gati PPP e rradhes: Porti i Vlores do jepet me koncesion

114
SHPËRNDAJE

Bëhet fjalë për Triportin në Vlorë. Qeveria ka autorizuar dy ministri, respektivisht të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë për nisjen e procedurave për përgatitjen e koncesionit. Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. Aktualisht dhënia me koncesion është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve, por duket se qeveria Rama është e bindur për mandatin e tretë dhe për këtë arsye po bën gati procedurat tani, që me parlamentin e ri të kalojë PPP-në. Objektivi i qeverisë është që përmes PPP, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

VENDIMI i PLOTE

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Përcaktimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncesionit/partneritetit publik privat,  për portin në Triport, Vlorë.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

S'KA KOMENTE