Qellon me grusht policin,arrestohet Fieraku

Qellon me grusht policin,arrestohet Fieraku

7260
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga pasi u përfshi në një konflikt dhe kundërshtoi forcat e policisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. M., banues në Fier. 

Ky i fundit mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës të Pogradecit, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë, të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë. 

Ndërkohë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi me inicialet A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.

S'KA KOMENTE