Qëllohet me armë zjarri, vdes në spital 29-vjeçari

Qëllohet me armë zjarri, vdes në spital 29-vjeçari

940
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesnatë në kryeqytet. Mesohet se në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri 29-vjeçari Jurgen Duka.

Ky i fundit është dërguar në spital, por fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një supermarket dhe paraprakisht dyshohet se se të rinjtë kanë qenë të dehur.

Ndërkohë autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për arrestimin e tij.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytet ku humbi jetën një 29-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, ku shtetasi Jurgen Duka (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi Jurgen Duka (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Jurgen Duka (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE