Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari. Arrestohet dhe shoku

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari. Arrestohet dhe shoku

595
SHPËRNDAJE

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Beretta”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergest Beqiraj, 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Indrit Prençi, 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin Ergest Beqiraj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE