Një zjarr i madh ka rënë në zonën e pyllëzuar në Qafën e Llogarasë mbrëmjen e sotme dhe prej orësh flakët vazhdojnë. Deri tani nuk ka asnjë raportim nga institucionet shtetërore për ndërhyrje të mundshme nga ajri dhe toka në këtë zonë.
Siç shihet dhe nga foto zjarri ka rënë pranë një prej resorteve më të njohura në zonën e Palasës. Faqja e malit “kuqon” e gjitha nga flakët që kanë marrë përmasa të mëdha.Zona ku ka rënë zjarri është ndër më të frekuentuarat në plazhet e jugut, por deri tani nuk ka ende asnjë informacion nga strukturat përkatëse nëse në zonën e pyllëzuar të Qafës së Llogarasë po ndërhyhet.