Putin për pushtimin e Ukrainës: Perëndimi të ndalë sanksionet, po përkeqëson situatën!

Putin për pushtimin e Ukrainës: Perëndimi të ndalë sanksionet, po përkeqëson situatën!

186
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga vendet perëndimore të mos vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë, duke paralajmëruar se po përkeqësojnë situatën. 

Në një prononcim për Rossya 24 ai ka thënë:
“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë. 

Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” shton ai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur ministrat e Jashtëm të perëndimit priten të mblidhen në Bruksel për të shqyrtuar se si të mbajnë nën presion Rusinë. Putin gjithashtu ka përsëritur pretendimin se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse janë ndërmarrë si reagon ndaj disa veprimeve armiqësore kundër vendit të tij.

S'KA KOMENTE