Putin drekon me 20 stjuardese, në mes të luftës

Putin drekon me 20 stjuardese, në mes të luftës

26
SHPËRNDAJE

Putin po jeton në një botë shumë ndryshe nga ajo në të cilën ndodhet Ukraina. Presidenti rus Vladimir Putin është takuar sot me stafin e linjës ajrore shtetërore Aeroflot. I ulur rreth një tavoline të mbushur me rreth 20 gra, imazhi është shumë i ndryshëm nga një foto e fundit e tij duke mbajtur një takim në një tavolinë të gjatë, disa metra larg komandantëve të tij më të afërt ushtarak.

Presidenti u ka dhuruar lule disa prej stjuardeseve që ndodheshin në atë takim. Në takimin, të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha se Rusia do të konsideronte çdo vend që vendos një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë si të ketë kryer një akt lufte

Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç për dhe nga Bjellorusia. Linjat ajrore ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA, si pjesë e një sërë sanksionesh për pushtimin e Ukrainës nga vendi.

S'KA KOMENTE