Punonjësit e Albcontrolit do procedohen në gjendje të lirë

Punonjësit e Albcontrolit do procedohen në gjendje të lirë

76
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka shoqëruar nëntë punonjës të Albcontrol, në një aksion të forcave policore, që ka vijuar edhe në mesnatën e djeshme.

Mesohet se janë shoqëruar punonjësit dhe nga burimet merret vesh se do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Kontrollorët kanë deklaruar se janë në stres dhe prandaj nuk mund të punojnë dot. Dje Aeroporti Nënë Tereza është ruajtur nga Policia e Tiranës. Mbrëmjen e djeshme kanë nisur shoqërimet dhe kanë vijuar edhe pas mesnatës.

Nga informacionet e marra, kontrollorët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre. Disa kontrollorë që nuk u janë përgjigjur policisë, janë shoqëruar forcërisht”.B/W

S'KA KOMENTE