Punimet e by passit te Fierit , asfaltohen 9 km

Punimet e by passit te Fierit , asfaltohen 9 km

308
SHPËRNDAJE

Ka nisur asfaltimi i by passit te Fierit.Sipas Autoritetit Rrugor deri tani eshte mundur te asfaltohen rreth 9 km rruge nga 22 kilometra te gjithe gjatesise se autostrades.Nje pengese ne punimet per by passin jane bere reshjet e shiut

“Sonila Qato, drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se këtë sezon turistik, qytetarët do të udhëtojnë përmes autostradës së re, 22 kilometra të gjatë. Karrexhata në njërin krah do të hapet brenda muajit Qershor.

Mesohet se korsia e anës së majtë do të jetë gati brenda 30 Qershorit. Drejtorja e Autoritetit Rrugor thotë se Pas perfundimit te punimeve po përgatitet plani i menaxhimit të trafikut kur të hapet korsia për mjetet e lehta.

Intesiteti i punimeve është përqendruar në dy urat e fundit. Ajo e Pojanit ka përfunduar, ndërsa po shtrohen trarët te ura Semanit.Edhe në urën e Hoxharës punimet janë drejt përfundimit. Trarët janë shtruar dhe po përgatitet hedhja e betonit.

Punimet për By –Pass-in e Fierit nisën në vitin 2011 dhe tani pas 8 vitesh do të hapet njëra korsi e kësaj rruge, e cila do të lidhë mjetet direkt me autostradën Levan – Vlorë.”Combined Group”, do të përfundojë segmentin kundrejt një vlere prej 38 milionë eurosh

Pas hapjes së rrugës, mjeteve do t’u lejohet një shpejtësi deri në 120 km/h dhe koha për të udhëtuar drejt autostradës Levan – Vlorë shkon në 15 minuta.

S'KA KOMENTE