Publikohet lista e performances se ministrave përpara ndryshimeve në qeveri

Publikohet lista e performances se ministrave përpara ndryshimeve në qeveri

148
SHPËRNDAJE

 

Në 28 Prill gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, deklaroi se kishte nisur fushatën e llogaridhënies në popull dhe paralajmëroi se gjatë muajit Shator, do të ketë ndryshime në qeverinë e tij.

“Në fund të kësaj fushate do të vlerësojmë se çfarë ndryshimesh duhet të bëjnë në Shtator. Cilët ministra nuk janë në lartësinë e punës që bëjnë…”, deklaroi atëherë Edi Rama. Të njëjtin qëndrim e ka përsëritur edhe në vazhdim, por pa specifikuar asnjëherë se cilëve ministra do tu “pritet koka” në këtë fillim vjeshte, duke lënë kështu të hapur testimin dhe  “abuzimin” në media.

Por paralelisht me këtë paralajmërim, Rama, urdhëroi që ministria e drejtuar nga “portofoli” i tij financiar, Arben Ahmetaj, të monitorojë dhe të raportojë në kohën e duhur për realizimin e  punëve, sipas programe të shpërndara në ministritë përkatëse.

Dhe duket se tani që ditët po afrojnë drejt Shatorit janë dhënë, edhe sinjalet e para duke shpalosur performancën e çdo ministri.

Media e specializuar në çështjet ekonomike, “Monitor”, raportoi  ditën e hënë, 13 Gusht,  se Ministria e Financave pasi ka audituar programet dhe realizimin e tyre ka shpallur edhe listën e të dështuarve, përkrah asaj të të “dalluarve”.

Sipas këtij auditi të bërë nga Arben Ahmetaj, del që ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila drejtohet nga Damian Gjiknuri, ajo e Arsimit e udhëhequr nga Lindita Nikolla dhe e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliu, rezultojnë që të  kenë performuar dobët, pasi nuk kanë arritur të realizojnë produktet, për të cilat kishin marrë angazhim në vitin 2017.

Në të kundërt, Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Niko Peleshi, ajo e Financave që drejtohet nga vetë Ahmetaj dhe ministria e Punëve të Jashtme e Ditmir Bushatit, i kanë realizuar me sukses të plotë të gjitha produktet e punës.

Pra në “listën e zezë” sipas statistikave të këtij raporti, rezulton ministria e Infrastrukrurës e cila kishte planifikuar të realizonte 122 produkte, një pjesë e madhe e të cilave ishin investime në rrugë, energjitikë dhe ujësjellës, mirëpo ka arritur të përfundojë pak se gjysmën, ose vetëm 57 produkte. Rreth 33 produkte të tjera janë realizuar pjesërisht dhe 32 kanë mbetur pa realizuar.

Edhe ministria e Shëndetësisë, e cila kishte angazhim për realizimin e 74 produkteve, nga të cilat 50 produkte  janë realizuar totalisht, 9 produkte pjesërisht dhe 15 pjesërisht. Ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka mundur të realizojë asnjë nga 8 produktet, për të cilat kishte marrë angazhim.

S'KA KOMENTE