Publikohen shifrat, 11 punonjës policie rezultojnë përdorues droge mes forcave të rendit

Publikohen shifrat, 11 punonjës policie rezultojnë përdorues droge mes forcave të rendit

915
SHPËRNDAJE

Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e drogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike.

Sipas të dhënave që raporton Ora News, mësohet se 2 prej bluve që kanë rezultuar pozitivë janë pjesë e komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.

Bëhet fjalë për persona që janë 50-60 vjeçarë, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.

Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare.

Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës. Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut.

Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë. /Ora News

Teksa testimi për të provuar nëse në radhët e policisë ka përdorues droge, vijon, burime bëjnë me dije se nga përgjigjet e para të analizave kanë rezultuar edhe raste pozitive. Bëhet fjalë për disa komisariate të kryeqytetit, ndërsa efektivët kanë shfaqur pretendime për pavërtetësi të analizave duke regjistruar ankesat e tyre. Siç parashikon edhe ligji, kërkesat e tyre do të shqyrtohen dhe mund ti nënshtrohen një testimi të dytë. Ende nuk ka një numër të saktë të efektivëve që kanë rezultuar si përdorues droge, ndërsa rastet janë kontaktuar edhe në Tiranë. 

Efektivët që dalin pozitiv do të lirohen menjëherë nga detyra, ndërsa për raste specifike mund të ketë edhe nisje të hetimeve apo masa shtrënguese. Më datë 11 dhjetor pritet që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano të ketë një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference pritet të tregojë edhe detaje rreth testimeve për drogën në radhët e policisë. 

Gjithashtu, rreth kësaj date Nano pritet që të ketë edhe një takim me drejtues të Guardia di Finanzas italiane por ende nuk është bërë e ditur nëse do të zhvillohet në Tiranë apo në shtetin fqinj. Konferenca mes dy agjencive do të trajtojë mes të tjerave edhe luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

S'KA KOMENTE