PS kryeson me afro 130 mijë vota në gjithë Shqipërinë, dhe 74...

PS kryeson me afro 130 mijë vota në gjithë Shqipërinë, dhe 74 mandate

449
SHPËRNDAJE

Procesi i numërimit të votave ka vijuar me ritme të larta dhe po shkon drejt fundit, pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Teksa kanë mbetur dhe 494 kuti për tu numëruar, sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 09:01, janë numëruar 4705 kuti nga 5199 në total. 

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë listën si parti e parë me 681.527 vota ose 48.63%, të përkthyera në 73 mandate (+1 i pakonfirmuar ende në Elbasan).

Nga këto të dhëna, Partia Demokratike ka arritur të marrë 552.146 vota ose 39.38%, të përkthyera në 59 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 96.903 vota 6.91% me 5 mandate.

Surprizë e këtyre zgjedhjeve ishte padyshim PSD-ja e Tom Doshit dhe LSI-ja. E para për numrin e lartë të votave dhe mandatet e deputetëve, kurse e dyta për rezultatin më të dobët të saj.

Partia e Tom Doshit, sipas përditësimit të fundit të KQZ ka arritur që të marrë 31.233 vota ose 2.24%, konvertuar në 3 mandate deputetësh, deri më tani.

S'KA KOMENTE