Protestohet ne Vlore kundër orës policore, Himni Kombëtar në të gjitha baret...

Protestohet ne Vlore kundër orës policore, Himni Kombëtar në të gjitha baret dhe restorantet në Lungomare

126
SHPËRNDAJE

Bizneset e Lungomares në qytetin e Vlorës në  sinkronë me njëri tjetrin, vendosin himnin e Flamurit pak para se ora të shkojë 22.00. Një formë proteste sipas tyre për të kundërshtuar orën policore.

Ndërsa lajmërojnë se nesër do të jenë të gjithë të mbyllur për të protestuar vendimin e orarit të kufizimit të muzikës dhe lëvizjeve.

Kujtojmë se biznesi i Vlorës i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Rama dy ditë më parë, ku i kërkoi të drejtën për të ushtruar aktivitetin biznesit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.

Në dokument thuhej se nëse nuk do të kishte reagim deri ditën e sotme, të hënën do të kalohet më mbylljen totale të biznesit në Vlorë.

S'KA KOMENTE