Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë: Ky është akti...

Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë: Ky është akti më i pacipë i qeverisë

74
SHPËRNDAJE

Deklarata e plotë:

Edhe Shqipëria është në luftë. Prej kohësh qeveria dhe oligarkët i kanë shpallur luftë ekonomike popullit shqiptar, duke e vjedhur e batërdisur.
Rritja e çmimit të naftës është akti i fundit dhe më i pacipë i luftës së tyre ndaj nesh.

Rritja skandaloze e çmimit të naftës po ndikon në rritjen e të gjithë artikujve të shportës ushqimore dhe në shtrenjtimin e përgjithshëm të jetesës.
Shqipëria ka naftë por atë po e kontrollon Banker Petroleum-i, kompani që deklaron humbje dhe njëkohësisht e paguan drejtorin e vet ekzekutiv plot 600 milionë lekë në muaj.

Shqipëria ka pasur dhe një rafineri të fuqishme të përpunimit të naftës në Ballsh. Por s’ka shumë që ajo është shkatërruar për skrap nga qeveria e Ramës për të favorizuar grosistët që importojnë naftën.

Sot në Shqipëri çmimi i naftës vendoset nga oligarku Shefqet Kastrati dhe një grusht ortakësh rreth tij.
Kjo qeveri jo vetëm i ka bërë naftën sektorit të hidrokarbureve, por krejt ekonomisë shqiptare. Prandaj është në të drejtën tonë t’ia bëjmë naftën. Ky është vetëm fillimi. -Poshtë shteti i oligarkëve!

S'KA KOMENTE