Proteste e heshtur ne Fier per vrasjen tragjike te Sabrina Bengaj

Proteste e heshtur ne Fier per vrasjen tragjike te Sabrina Bengaj

670
SHPËRNDAJE

Ka nisur reagimi qytetare pas ngjarjes tragjike qe tronditi mbare opinionin publik ne Fier dhe ne mbare vendin per vrasjen nga ish bashkeshorti te 23 vjecares Sabrina Bengaj .

Dhjetra qytetare , gra dhe familjare kane zhvilluar pasditen e sotme nje proteste ne heshtje ,ne shenje indinjate ndaj kesaj ngjarje tragjike dhe dhunes se grave ne vendin tone. Protesta eshte organizuar nga Platforma Kombetare ne Mbrojtje te Grave nderkohe qe kordinatorja e kesaj platforme Laureta Roshi eshte shprehur se ne kete ngjarje te rende te ndodhur ne Fier viktime e kesaj ngjarje nuk eshte vetem Sabrina Bengaj por nga pak edhe te gjithe ne ndaj jemi mbledhur te protestojme ne heshtje per te kerkuar drejtesi dhe transparence per keto ngjarje qe kane tronditur opinionin publik. Brenda ketij viti jane vrare 14 gra nga partneret dhe ish bashkeshortet ne vendin tone.Mos te perfshiheni ne debate mes familjeve te autorit dhe viktimes ne kete ngjarje por te kerkojme drejtesi dhe transparence te asaj drejtesie qe la te lire Elton Meten

S'KA KOMENTE