Proteste e fermerëve te Lushnjes ,Beratit bllokojnë rrugën

Proteste e fermerëve te Lushnjes ,Beratit bllokojnë rrugën

521
SHPËRNDAJE

 

Proteste e fermereve te   Lushnjes ,Beratit, Roskovecit dhe Fierit. Fermerët kanë bllokuar aksin kryesor që lidh Lushnjen me  Beratin, në afërsi të Urës së Kuçit . Protesta ne shenje indinjate ndaj qeverise qe kontrollon dhe dikton edhe tregun duke lejuar futjen e prodhimeve nga jashtë dhe prodhimet e tyre ngelen pa shitur.

Madje sipas tyre edhe prodhimet që i sheshin kanë në treg çmime shumë të ulëta.

Fermerët  kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria dhe kërkojnë mbështetje nga shteti.

“Mos u tall me fermerët zoti Kryeministër”, “Qeveri kriminelësh”, janë disa nga thirrjet e tyre. Fermerët janë përplasur edhe me policinë pasi nuk duan të lirojnë rrugën.

Fermeret thonë se domatja e tyre po mbetet e pashitur për shkak se nuk ka treg, dhe ulja e çmimit bën që ata të mos nxjerrin dot kostot e prodhimit të tyre.

Ata kërkojnë subvencionim nga ana e qeverisë, pasi siç deklarojnë e kanë të pamundur që të arrijnë mbijetesën.

S'KA KOMENTE