Teksa çmimi i naftës është duke iu afruar çmimit prej 300 lekësh, një shifër kjo rekord në këto 30 vite në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar thirrjeve për të protestuar sot pasdite përpara kryeministrisë në Tiranë.
Berisha ka postuar njoftimin për protestën, e organizuar kryesisht në rrjetet sociale nga aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile, teksa shkruan: Tirana ne shesh ne ora 17:00 kunder qeverise per rritjen e çmendur te çmimit te naftes! sb
Ndërkohë që nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë reagim derimë tani për protestën e sotme, ku duket se zhvillimet e brendshme dhe karrigia e kryetarit, përbëjnë pikën kryesore të axhendës së ditës.