Protesta e 8 janarit, 2 seanca për 34 të arrestuarit, mbështetësit e...

Protesta e 8 janarit, 2 seanca për 34 të arrestuarit, mbështetësit e Berishës dhe Bashës do të mësojnë masat e sigurisë

41
SHPËRNDAJE

Protestuesit e arrestuar në protestën e 8 janarit në Selinë Blu, priten të paraqiten këtë të mërkurë para gjykatës, për të mësuar masën e sigurisë. 

Bëhet fjalë për 34 të arrestuar. 23 prej tyre, njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha e 11 të tjerët, si mbështetës së kryedemokratit Lulzim Basha. Këta të fundit janë gjetur brenda godinës së selisë blu, e për të cilët, ka informacione të konsiderueshme se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. 

Seanca është ndarë në dy pjesë. Fillimisht në sallë për të mësuar vendimin do të paraqiten 23 mbështetësit e Berishës e më pas do të paraqiten dhe 11 mbështetësit e Bashës. 

Mesohet se kjo bëhet për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm të palëve, por edhe për numrin e lartë të të arrestuarve. Edhe pse disa prej protestuesit kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë, të kenë shkatërruar ambiente të godinës me varre e mjete të forta, policia duke iu referuar të dhënave filmike, ka informacione të detajuara dhe të sakta lidhur me personat që kanë shkaktuar trazira në protestën e së shtunës. 

S'KA KOMENTE