Nuk kanë fund incidentet në këtë sezon turistik në vendin tonë. Ditën e djeshme në Sarandë, pronari i një restoranti në zonë, ka kërcënuar me thikë disa klientë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alban Çova, 48 vjeç i cili është shpallur në kërkim.
Konflikti nisi pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta dhe refuzonin të paguanin faturën në restorantin e 48-vjeçarit në aksin Turizëm, Kanali i Çukës.
Ata kanë dalë nga restoranti, ku pronari, Alban Çoba i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë, por fatmirësisht nuk ka goditur njeri. Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar Policia e cila nuk e ka gjetur as ne lokal dhe as në banesë pronarin.
https://www.instagram.com/p/Cg9ap49KPko/?igshid=YmMyMTA2M2Y=