Pronaret e objekteve perleshen me policine ne Radhime pas vendimit per prishje

Pronaret e objekteve perleshen me policine ne Radhime pas vendimit per prishje

158
SHPËRNDAJE

Është përshkallëzuar situata në Radhimë të Vlorës ku pronarët e objekteve janë përleshur me policinë e cila së bashku me IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje.

IKMT ka vijuar këtë të hënë prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë.  Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.  Ndërkohë ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit.

Për këta të fundit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT. Disponojnë dokumentat e tokës ku është dërguar hoteli. Ndërkohë hoteli është dhënë me qira prej dhjetorit ndaj një shtetasje italiane ndërsa ngrenë pretendimin se janë lajmëruar vetëm pak ditë më parë dhe pikërisht të premten. Shtetasit italiane që kanë investuar kanë deklaruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT. 10 objekte të parashikuara hotele, bare dhe restorante.

“Nuk na thanë asgjë, erdhën konstatuan dokumentat, nuk i njohin thonë. Nuk na kanë ardhur në IKMT dokumentat tuaja, ndërkohë ndërtimi është bërë 98’, kurse në 99’ ne kemi hyrë në shtëpi. Jemi në proces gjyqësor me IKMT pasi nuk pranojnë dokumentat. Të premten kanë lajmëruar se të hënë do vijmë ta prishim. Na kanë thënë se “nuk të japim letra ty, kush je ti që të të jap llogari apo vendim” na thanë ata të IKMT për prishjen e objektit”, tha Arleta Havari pronarja e hotelit.

S'KA KOMENTE