Prokurorja e ‘hekurt’ heton dosjen e Elona Kaleshajt! Shqiptares që akuzohet se...

Prokurorja e ‘hekurt’ heton dosjen e Elona Kaleshajt! Shqiptares që akuzohet se vrau çiftin Pasho i dalin përgjimet

1064
SHPËRNDAJE

Elona Kalesha, shqiptarja 36-vjeçare, e arrestuar për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, do vazhdojë të mbetet në burg. Ky është vendimi i marrë nga gjykata në Firence.

Avokatët e Kaleshas thanë se nuk ka ndonjë provë për ta fajësuar atë për vrasjen. Kjo edhe për shkak se ajo ka vendosur të heshtë përballë prokurorisë. Por prokurorja Ornella Galeotti ka ofruar prova dhe dokumente shtesë, raporton FanPage.

Galeotti është ndër prokuroret e njohura për rastet e vështira. Si prokurore e hekurt ajo ka hetuar disa dosje të rënda. Mes provave janë edhe përgjimet telefonike të dhjetorit, kur Elona nuk e dinte se ishte duke u përgjuar. Elona u vendos nën përgjim me urdhër të prokurores. Gjatë përgjimeve, Kalesha shqetësohet për mundësinë e gjurmëve të ADN-së dhe të tjerave prova gjatë hetimeve. Motivi i krimit, sipas hetuesve, ishte një shumë prej 40 mijë eurosh, që çifti Pasho i ruante në emër të të birit, që ndodhej në burg.

Për momentin prokurorja është duke kërkuar bashkëpunëtorët e saj, për shkak se mbetet e vështirë të besohet se ajo e ka kryer e vetme krimin monstruoz.

SI NDODHI NGJARJA?

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

S'KA KOMENTE