Prokuroria i kërkon informacione DASH-it për Tom Doshin

Prokuroria i kërkon informacione DASH-it për Tom Doshin

103
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka nisur verifikimin për Tom Doshin, pas kërkesës së bërë nga KQZ për kandidatë që mund të kenë probleme me ligjin, dhe të jenë subjekt i dekriminalizimit.

Burime bëjnë me dije për Fax news, se Prokuroria i ka nisur një shkresë Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkon informacione në lidhje me aktivitetin e Doshit, dhe arsyet se pse ai është shpallur i padëshirueshëm.

Por pavarësisht thirrjeve, KQZ nuk e ka gjetur kandidimin e Doshit në ndalim me ligjet shqiptare, dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e prokurorisë për të kryer verifikimet.

Doshi është shpallur “non grata” nga SHBA-të që në Prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij, ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje që ai të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Çfarë thoshte DASH për Tom Doshin:

“Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z.Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshortjen e z.Doshi, Xhovana Dhosi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”.

S'KA KOMENTE