Prokurori i Pergjithshem ne FIER:Denoncimet per krimet zgjedhore kujdes maksimal

Prokurori i Pergjithshem ne FIER:Denoncimet per krimet zgjedhore kujdes maksimal

301
SHPËRNDAJE

Prokurori i Pergjithshem Olsian Cela ka zhvilluar ne diten e sotme nje takim me prokurore te rrethit Fier. Kryeprokurori Cela pas ketij takimi eshte shprehur se ky takim eshte ne vijim te takimeve qe po zhvillohen me disa prokurori te vendit per hetimin e krimeve zgjedhore ndersa ka theksuar se eshte orientuar nga drejtues te prokurorise Fier te behet kujdes maksimal ne kete ceshtje.

Eshte e rendesishme qe nga prokurorite te tregojey kujdes maksimal ne hetimin e krimeve zgjedhore te plote dhe te shpejte si dhe te sigurohet nje transparence per publikun dhe mediat per keto hetime

Sipas Prokurorit te pergjithshem Olsian Cela ne Fier jane paraqitur nje numer i konsiderueshem denoncimesh nga forcat politike per parregullsi gjate procesit te zgjedhjeve te 25 prillit.

“Ka pasur një numër çështjesh të hetuara, apo që është marrë tashmë një hetim. Shumë shpejt do të kemi rezultate, që do të bëhen të ditura. Është e rëndësishme që të tregohet transparencë”.

Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha kryeprokurori.

S'KA KOMENTE