Prokurori i Përgjithshëm i SHBA per ceshtjen McGonigal: Nëse dikush nga jashtë...

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA per ceshtjen McGonigal: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës,rrezikon sigurinë tonë kombëtare

103
SHPËRNDAJE

Çështja ‘McGonigal’, e ish-zyrtarit të FBI që akuzohet se ka shpërdorur detyrën duke marrë para ruse, ndërkohë që këto akuza kanë tronditur politikën amerikane. 

Në vazhdën e këtyre akuzave vjen një reagim i fortë nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve Merrick Garland. “Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare.”, tha ai. 

Pyetja në fjalë është bërë nga seantori Chuck Grassley.

“Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?”.

S'KA KOMENTE