Projektohet kulla me e larte ne Manhatan

Projektohet kulla me e larte ne Manhatan

55
SHPËRNDAJE

Ekipi po planifikon të bëjë histori me rrokaqiellin e parë të Manhattanit të ndërtuar nga afrikano-amerikanë dhe ndërtesën më të lartë të hemisferës perëndimore.

E projektuar nga David Adjaye, kulla 1,663-këmbë karakterizohet nga një seri strukturash katrore të shkallëzuara. Nëse miratohet, rrokaqielli i ri do të ndërtohet në ‘site K’. Projekti do të përfshijë dy hotele, një kuvertë vëzhgimi dhe shesh patinazhi, si dhe hapësira komerciale zyre me selinë e NAACP.

Më shumë se 30,000 njujorkezë do të punësohen gjatë 6 viteve duke përfshirë 15,000 vende pune të përhershme, duke sjellë më shumë se 5 miliardë dollarë të ardhura nga taksat për qytetin dhe shtetin gjatë 30 viteve.

Ky projekt do të sigurojë 4.4 miliardë dollarë prodhim të ri ekonomik në vit, duke sjellë mijëra vende pune në ndërtim, projektim dhe zhvillim, si dhe miliona njerëz në të gjithë globin, të cilët do të jenë të ngazëllyer për të parë këtë rrokaqiell ikonik, tha ekipi.

Peter Ward, tha se projekti do të jetë një nxitje ekonomike e nevojshme jo vetëm për fuqinë punëtore të qytetit, por edhe industrinë e turizmit.

S'KA KOMENTE