Projekti multimilionësh/ Kulla të larta, hotele e biznese mbi truallin e selisë...

Projekti multimilionësh/ Kulla të larta, hotele e biznese mbi truallin e selisë blu, reagon PD

212
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i është përgjigjur pretendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se në truallin e selisë së PDështë një plan për ndërtimin e të disa kullave të larta, që do të shërbejë si njësi banimi dhe shërbimi, por edhe si hotel.

Në një reagim PD e ka kosnideruar mashtrim dhe gënjeshtrëne radhës pasi selia blu është pronë publike. PD shkruan se ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.

S'KA KOMENTE