Projekti i Bashkise: Pylli i Levanit do te shendrohet ne Park per...

Projekti i Bashkise: Pylli i Levanit do te shendrohet ne Park per qyetaret

1214
SHPËRNDAJE

Projekti i Pyllit te Levani
Pylli i Levanit ka një sipërfaqe prej 200 ha dhe ndodhet në njësinë administrative
të Levanit. Kjo hapësirë është shpallur “rezervat natyror i menaxhuar/park
natyror” dhe është i mbrojtur nga një zonë buferike prej 50m.

Aktualisht pylli është i organizuar krejtësisht
në mënyrë spontane dhe pranë tij nuk ka asnjë
shërbim ndihmës dhe argëtues për qytetarët.

Projekti do të synojë zgjerimin e pyllit të Levanit në pjesën juglindore të tij dhe kthimin e tij në park. Kthimi i pyllit në park do të arrihet nëpërmjet shtimit të elementëve të peizazhit si dhe ofrimit të shërbimeve ndihmëse dhe argëtuese për qytetarët.

Projekti do të ketë për qëllim projektimin e një parku publik në të cilin banorët do të kenë mundësi të kryejnë aktivitete të ndryshme.

Projekti do të sigurojë që parku do të jetë i aksesueshëm duke siguruar kalime këmbësorësh dhe biçikletash, hapësira çlodhëse dhe elementë ujore.

Gjithashtu, në bazë të këtij projekti, do të ndërtohet një kompleks sportiv, i cili do të vihet në shërbim të banorëve të Bashkisë Fier por edhe turistëve. Në këtë mënyrë, në kuadër të
këtij projekti do të hartohet një nën-projekt mbështetës teknik dhe arkitektonik i
cili do të projektojë kompleksin sportiv.

Kompleksi sportiv do të jetë në funksion
të aktiviteteve që do t’i shtohen Parkut të Levanit dhe do të ndërtohet me materiale miqësore me mjedisin për të mos shkaktuar asnjë efekt mjedisor në florën dhe faunën e pyllit.

Ky projekt do të kthejë pyllin në park funksional dhe mikpritës për qytetarët dhe turistët
Zgjerimi i Parkut do t’i shërbejë një numri më të madh qytetarësh dhe do të kthehet në një “frymëmarrje” të re për territoret e njësive administrative pranë.

Ndërtimi i kompleksit sportiv do të pasurojë parkun me aktivitete dhe do të nxisë qytetarët drejt aktiviteteve sportive. Burimi i mundshëm
kryesor i financimit  bashkia Fier

S'KA KOMENTE